Tre të dyshuarit që sulmuan fizikisht gazetarin Valon Syla të martën mbrëma janë shoqëruar para pak minutave të prangosur për në gjykatë.

Seanca ndaj tyre do të mbahet sot me fillim nga ora 10:00.

Të dyshuarit për sulmin ndaj tij Kenan Hasani, Okan Hasani, Lum Dervishi u arrestuan të mërkurën nga Policia e Kosovës.

Sylën e kishin përcjellur sulmuesit, derisa ka dalur nga ndërtesa e T7, ku ishte i ftuar në emisionin Pressing, pastaj e kishin ndjekur me veturë dhe para shkallëve të një lokali në Bregun e Diellit e kishin sulmuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume