“Tregtarët të mllefosur, turistët aspak konfuz”

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Flamuri serb në shtyllë elektrike në hyrje të fshatit Ljubodrag të Kumanovës, njofton KlanM.

Flamuri Turk në disa vende të Çarshisë së Shkupit.

Por gazetares së TV Kanal 5 i ka bërë përshtypje vetëm flamuri shqiptar i vendosur pranë dyqanit që shet suvenire në Çarshi. E pronari i këtij dyqani tha për KlanM arsyen përse e ka vendosur.

“Flamur ke të Evropës, Turqisë, Bosnjës, Serbisë tek rruga e artorëve të gjitha i ke, nuk me pengon, nuk e di çka u pengon flamuri, e çfarë të bej unë që shes flamur të Maqedonisë, të Shqipërisë, a prish punë?”, tha Rexhep Bajrami, shitës në çarshi.

Titulli i lajmit të djeshëm të Kanal 5 ishte se në cilin shtet ndodhet Çarshia e vjetër e Shkupit?

Këtë pyetje vendosëm t`ua bënim turistëve që sot ishin në Çarshi, përveç kësaj, siç njofton KlanM, i pyetëm se a e dallojnë flamurin shqiptar nga ai i Maqedonisë së Veriut dhe a i bën konfuz se në cilin shtet ndodhen nëse e shohin të vendosur në Çarshi?

– Në cilin shtet gjendet Çarshia e vjetër?

– Në Maqedoninë e Veriut.

– Nëse e shikon flamurin atje i cilit shtet është?

– I Shqipërisë

– Kur shoh flamurin shqiptar e di që ka qytetarë shqiptar këtu dhe influence kulturore dhe njerëz që identifikohen me këtë flamur.

– Nëse e shikon atë flamur atje, e dini se i cilit shtet është?

– I Shqipërisë

– Ju jeni në RMV tani, dhe keni ardhur të vizitoni çarshinë e vjetër të Shkupit

– A do tu bënte konfuz ky flamur se në cilin shtet jeni?

– Jo,

Ndryshe titulli i lajmit të djeshëm dhe pyetja se në cilin shtet ndodhet Çarshia e Shkupit e publikuar nga TV kanal 5, sic njofton KlanM, nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale e kjo gjë vërehej edhe sot në çarshi nga pronaret e disa dyqaneve të cilët sot reaguan për lajmin e djeshëm. Rikujtojmw se nxitja e urrejtjes ndëretnike është e dënueshme me ligj.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com