Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se dje ka zbatuar kontroll të intensifikuar në komunikacion për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrast janë gjobitur 139 shoferë.

Siç informojnë nga MPB-ja, prej tyre tetë shoferë drejtonin automjete me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 84 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë jashtë vendbanimit, ndërsa 55 në vendbanim.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume