Skandalet nuk kanë të ndalur në Spitalin e Tetovës. Pas videos me anestezologun e Tiktokut, një tjetër video është dërguar nga qytetari i cili e ka raportuar rastin në redaksinë e TS.mk dhe TetovaSot, dëgjohet muzika e madhe që gjumon i gjithë reparti i fëmijëve.

Qytetari pyet kush po bën “dasëm” në repartin e fëmijëve? Fëmijët a po rehabilitohen apo po traumatizohen nga zhurma e madhe nga muzika që po dëgjohet në orët e vona të natës.

Ndryshe nisma e portalit TS, “Raporto edhe TI” do të vazhdojë të bashkëpunojë me qytetarët për të denoncuar çdo keqpërdorim në spitalet shtetërore, gjyqe, shkolla, komuna dhe çdo institucion për të vetmin qëllim për të mbrojtur edhe qytetarët por edhe institucionet. /TS