Skandal në komunën e Zhelinës, EVN ia pret rrymën për shkak borxhit, Blerim Sejdiu kyçet duke e vjedhur, EVN merr masa rrigoroze
Nuk është hera e parë që komuna e Zhelinës mbetet pa rrymë. EVN disa herë ia ndërpret rrymën për shkak të borxhit enorm që ka kjo komunë e që është në prag të falimentimit financiar duke e keqpërdor kryetari Blerim Sejdiu buxhetin e komunës me kontrata për militantët partiak të BESËS, raporton TS.
Ditë më parë EVN ia ka ndalë rrymën, ndërsa aturoitetet komunale në krye me Blerim Sejdiun janë furnizar me rrymë në formë tjetër duke e vjedhur rrymën. Këtë skandal e ka publikuar dega e BDI-së në Zhelinë ku sipas tyre pas çkyçjeve normale nga operatori EVN për shkak të mospagesës së faturave, si duket aturitetet komunale me vetëiniciativë dhe pa lejen e EVN jan furnizuar me rrymë elektrike në mënyrë antiligjore.