Shumë shkolla në Tetovë dhe rrethinë po përballen me mungesën e psikologëve. Ata ndër vite kërkojnë punësimin e këtij kuadri mjaft të rëndësishëm për procesin edukativo-arsimorë por nuk ia arrijnë qëllimit.
“Shkolla e meseme 8 Shtatori është hapur në vitin 1996 këtu në Tetovë, tani e 27 vite po pret për një punësim të psikologut edhe përkundër kërkesave të shumta drejtuar institucioneve përkatëse edhe pse një gjë të tillë i detyron ligji”.
“Jo nuk ka pasur shkolla që nga viti 1996 e këndej, psikologë. Unë jam nga viti 2019 drejtor dhe çdo vitë kemi kërkuar financime të reja edhe psikolog. Nuk është që kemi marrë përgjigje nga institucionet”, u shpreh drejtoresha e SH.M. “8 Shtatori”, Mirijeta Iljazi.
“Të njëjtin fat e ka edhe shkolla fillore Rexhep Voka, në Shipkovicë dhe ajo periferike në Brodec, e cila që nga themelimi nuk ka të punësuar psikolog”.
“Çdo vitë kemi bërë kërkesë për financim të rij që të na mundësojm të kemi një psikolog por edhe sot e kësaj dite pëlqim nga ministria nuk kemi. Për fat të keq deri me sot përgjigje më shkrim nga ana e ministrisë për rastin konkret psikolog shkolle nuk kemi por edhe për punësime të reja që ka nevojë shkolla nuk kemi”, theksoi drejtori i shkollës fillore “Rexhep Voka”, Sabit Uzairi.
Psikologia Qendresa Gashi, thotë se mungesa e psikologve nëpër shkolla sjell problem, pasi identifikimi i hershëm i rasteve do të kishte trajtim më të lehtë.
“Çdo shkollë çdo institucion edukativo arsimor duhet të ketë psikolog, për shkak se kemi raste mjaft të ndjeshme, kemi raste ku ka probleme familjare, kanë probleme me të nxënësit, probleme emocionale dhe këtu është vetem psikologu që mund të luajë një rol kyç për zgjedhjen e këtyre”, u shpreh psikologia Qendresa Gashi.
Komuna ka vullnet por një gjë të tillë e kufizon ligji thotë kreu i komunës Bilall Kasami.
“Kemi vullnet që ne si komunë të sigurojmë financim dhe punësim që nxënësit tonë të kenë petagog, psikolog, defektolog por ajo na pamundësohet me ligj. Edhe këtu do kërkojmë intervenim në ligj që të ju mundësohet komunave pasi komunat janë themelues të shkollave fillore dhe të mesme”, theksoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Nga Ministria e Arsimit nuk e mohojnë se nuk kanë pasur kërkesë për punësime, por thonë se në bazë të analizave kërkesën e kanë dërguar në ministrinë e Financave dhe kjo e fundit vendos për punësimet e reja nëpër institucionet publike.
Përveç psikologve nëpër shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë ka mungesë edhe pedagogëve, rehabilitatorë, sociologëve.