Shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela, ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, po shkel Marrëveshjen e Ohrit.

Sipas Velës, ky është një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes Ohrit.

“Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë”, ka shkruar Vela, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, Daçiq ka vizituar vendet si Uzbekistani, Kirgistani dhe Taxhakistani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume