Maqedonia e Veriut fillimisht duhej të zgjedh mosmarrëveshja për emrin me Greqinë, tani duhet të zgjidhë tensionet me Bullgarinë. Identiteti i vendit të vogël dhe kërkimi i tij janë një temë e vazhdueshme – shkruan në një reportazh kushtuar Maqedonisë së Veriut shërbimit publik gjerman ARD, përcjell PRESSonline.al
Vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor tashmë është mësuar të grindet me fqinjët, por marrëdhëniet e maqedonasve me bullgarët tani kanë arritur në një pikë të re të ulët. Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rreth 1.8 milionë banorë, i kërkohet të përfshijë në kushtetutë të drejtat e afërsisht 3500 njerëzve, aq sa është pakica bullgare. Tema ka qenë prej kohësh polarizuese, por tensionet mes dy shteteve fqinjë janë rritur muajt e fundit.
Maqedonia e Veriut duhej të bënte sakrifica
Është Bashkimi evropian (BE) ajo që po bën presionin më të madh për zgjidhjen e mosmarrëveshjes etnike me Bullgarinë, sepse Maqedonia e Veriut që nga vera e vitit 2022 po zhvillon negociata për anëtarësim në BE. Për t’u konsideruar edhe si kandidate për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut duhej të bënte sakrifica.
Presioni i Greqisë e detyroi vendin të ndryshojë emrin nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut, pasi Greqia për arsye historike shprehte aspirata për emrin Maqedoni.
Nacionalistët janë kundër lëshimeve
Megjithatë, në mosmarrëveshjen rreth përfshirjes së të drejtave të pakicës bullgare në kushtetutë, qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët në Shkup është nën presion të brendshëm politik, sepse në vend kontestohet ndryshimi i kushtetutës. Për të arritur shumicën e nevojshme prej dy të tretash në Parlament, duhen edhe votat e opozitës, por partia nacionaliste VMRO DPMNE po pozicionohet kundër ndryshimeve kushtetuese.
Kritika për kushtet për anëtarësim në BE
Amendamentet kushtetuese duhet të votohen deri në fund të vitit. Vetëm nëse pakica bullgare përfshihet në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, negociatat me BE-në mund të kalojnë në raundin tjetër.