Derisa Kovaçevski është kryeministër, gruaja e tij merr tokë shtetërore për ndërtimin e një centrali fotovoltaik. Kështu akuzojnë sot nga VMRO – DPMNE e Mickoskit, përcjell KlanM.

“Bashkëshortja e Kovaçevskit merr 1119 m2 për 70 denarë për m2 me vendim të Qeverisë, të cilin në vend të Kovaçevskit e nënshkruan Artan Grubi. Biznesit nga i cili Kovaçevski pretendonte se ishte larguar dhe ia kishte lënë kumbarit të tij, tani po i hyn gruaja e tij dhe e gjithë kjo derisa ai është kryeministër”, thonë nga VMRO.

Nga partia e Mickoskit, siç përcjell KlanM, akuzojnë se toka që Kovaçevska e ka marrë nga Qeveria është pjesa e fundit e enigmës, sipas tyre, për formimin e parcelës dhe marrjen e lejeve të ndërtimit.

“Siç raportojnë mediat, bëhet fjalë për një investim të një termocentrali 1.8 megavat, ndërtimi i të cilit kushton mbi 1 milion euro. Ndërkohë që njerëzit po vdesin nga uria, familja e Kovaçevskit hyn në biznese miliona dollarëshe. Prandaj duhen ndryshime”, thuhet më tej në reagim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume