Zëvendëskryeministri Bytyqi priti një delegacion nga Koreja e Jugut të kryesuar nga Jang Sung Min, këshilltar i lartë strategjik i Presidentit të Koresë së Jugut

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, priti sot një delegacion nga Koreja e Jugut të kryesuar nga Jang Sung Min, këshilltar i lartë strategjik i Presidentit të Koresë së Jugut, i cili shoqërohej nga Li Ho-shik, ambasador i Koresë së Jugut në Republikën e Bullgarisë, Park Dogmin, nënkryetar Odës Ekonomike të Koresë së Jugut, Shin Kjeongshol, nënkryetar i GS Engineering & Construction, Han Sujin, sekretar i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut, Li Seujeun, zëvendësdrejtor i World Expo 2030 Busan dhe Huang Josun, Drejtor i Kotra.
Qëllimi i vizitës ishte forcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Z. Jang Sung Min uroi kryesimin e vendit tonë me OSBE-në, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë vit kur ka një konflikt të hapur në kontinentin evropian, për të cilin zëvendëskryeministri Bytyqi e falënderoi, duke theksuar se është një nder dhe në të njëjtën kohë një përgjegjësi e madhe dhe me rëndësi të madhe për të përhapur vlerat demokratike dhe paqësore në kohë të tilla sfiduese.
Në takim u ra dakord se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Koresë së Jugut dhe Maqedonisë së Veriut, edhe pse të reja, janë stabile, sepse të dyja vendet ndajnë vlerat e paqes, lirisë dhe prosperitetit, si dy vende demokratike.
Në Maqedoninë e Veriut, si vend anëtar i NATO-s, shohim potencial të madh për zhvillimin e bashkëpunimit tonë ekonomik, theksoi Park Dogmin, nënkryetar i Odës Ekonomike të Koresë së Jugut, e cila ka mbi 20 mijë anëtarë.
Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Maqedonia e Veriut ka potencial të madh për investime në energjetikë, industrinë e automobilave, farmaceutikën dhe sektorin e bujqësisë. Në takim u konstatua se ky nuk do të jetë takimi i fundit, se së shpejti mund të organizohet një delegacion afarist nga Koreja e Jugut, i cili do të zhvillojë biznes të drejtpërdrejtë me takime afariste me ekonominë e Maqedonisë.