Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti, krahas kësaj, kërkoi që të implementohet vendimi për disperzimin e Njësisë së Zjarrfikësve në komunat rurale. “Ky është një territor shumë i madh me diku 180 mijë banorë. Për momentin, në Njësinë e Zjarrfikësve kemi 75 edhe me normat ndërkombëtare – në bazë të përllogaritjeve që kemi bërë, duhet të jetë jemi 155 zjarrfikës”, tha Ameti

Tetovë, 21 maj – Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës tashmë është e gatshme dhe e pajisur për intervenime në fatkeqësi të ndryshme. Aftësitë e tyre i demonstruan dje para qytetarëve të Tetovës, në Ditën e Zjarrfikësve – 20 maji. Në këtë demonstrim, pjesëtarëve të Njësisë së Zjarrfikësve u ndihmuan edhe përfaqësuesit dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq në Tetovë. Zjarrfikësit e Tetovës demonstruan intervenimet gjatë largimit të mbetjeve të rrezikshme, intervenimin në aksident trafiku dhe intervenimin në ndërtesa të larta.
Kësaj Njësie i kishin munguar shkallë për ngjitje në ndërtesa të larta, ndërsa tashmë përmes një donacioni edhe këto pajisje janë siguruar. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është krenar për me këtë njësit, i cili mund të përballojë sfidat që paraqiten në rajonin tonë, të cilët nuk janë të pakta. Ai thotë se Tetova ka njësinë më profesionale jo vetëm në Maqedoni, por ndoshta edhe në rajon, pasi zjarrfikësit e Tetovës kanë marrë trajnime edhe nga zjarrfikësit anglez.

“Njësia për mbrojtje edhe shpëtim e qytetit të Tetovës mund të deklaroi se është me përgatitur personave të punësuarve apo shpëtimtarëve por edhe pasjeve ku pamë në këtë demonstrim edhe donacionin e shkallëve ku tani më mund të arrin edhe ndërtesat më të larta që për momentin janë në qytetin tonë”, tha Kasami.

Krahas përgatitjes dhe aftësimit të tyre, duke ndjekur trajnime me instruktor britanik, Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës përballet me mungesë të numrit të zjarrfikësve. Gjithsej për momentin janë 75 zjarrfikës që mbulojnë një territor me gjashtë komuna. Për të qenë efikas, duhen edhe 75 punësime tjera.

Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti, krahas kësaj, kërkoi që të implementohet vendimi për disperzimin e Njësisë së Zjarrfikësve në komunat rurale. “Ky është një territor shumë i madh me diku 180 mijë banorë. Për momentin, në Njësinë e Zjarrfikësve kemi 75 edhe me normat ndërkombëtare – në bazë të përllogaritjeve që kemi bërë, duhet të jetë jemi 155 zjarrfikës”, tha Ameti.

Lidhur me disperzimin e Njësisë së Zjarrfikësve, Komuna e Tetovës është duke përgatitur vendimet dhe marrëveshjen me kryetarët e komunave rurale. Ata ishin të ftuar në prezantimin e djeshëm, por nuk morën pjesë. Sipas kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në parim, kryetarët e komunave nuk janë kundër që të ketë disperzim edhe në komunat rurale. Kasami tha se do të vazhdojë edhe në të ardhmen që të përkrah Njësinë e Zjarrfikësve të Tetovës që të jenë në shërbim të qytetarëve. Me këtë rast, edhe Komuna e Tetovës edhe Njësia e Zjarrfikësve ndanë mirënjohje për trajnuesit nga Britania, individët dhe kompanitë që kanë ndarë donacione për këtë njësit.