A do të nevojitet një mbikqyrje inspektuese për punën e Bashkësisë Fetare Islame?!
Nga informacionet jozyrtare me të cilat disponon TS, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka thirrur për një kohë të gjatë Rijasetin e BFI-së si organ më i lartë vendimmarës. Bashkësia Fetare Islame si një institucion më i lartë fetar në vend, nuk ka të rregulluar shumë norma të veprimeve, e ndër to nuk është as i kufizuar mandati i Reisit, dhe kjo e kthen BFI-në në një institucion që dita-ditës po i humb besueshmëria por edhe legjitimiteti i sjelljes së Vendimeve.
Reisi aktual z. Shaqir Fetahu, nevojit të sqarojë gjithë besimtarët se a akziston Regullore që Reisi nevojitet ti nënshtrohet votë-besimit të Rijasetit pas mbushjes së moshës zyrtare për pensionim. Në anën tjetër besimtarët islam janë të indinjuar me çmimet maramendëse të Haxhit të sivjetëm, ku shumë prej tyre dyshojnë në transparencën e vet kreut të BFI-së z. Shaqir Fetahu.
Duke analizuar që shumë Vendime në institucionin më të lartë fetarë islam në RMV, merren pa transparencë të plotë dhe ndoshta edhe nga një grup i caktuar njerëziah përreth Reisit aktual, atëherë me të drejtë qytetarët pyesin se vallë a nevojitet mbikqyrje inspektuese për punën e deritashme të BFI-së duke llogaritur që kjo bashkësi Fetare është e regjistruar dhe duhet të funksionojë konform ligjeve të vendit.