Një grua e moshës 71-vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren, konkretisht në fshatin Fshaj.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

“Rreth orë 13:15 në fshatin Fshaj në rrugën Gjakovë – Prizren ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture e kamioni, ku janë lënduar katër persona, e një prej tyre ka ndërruar jetë”, është shprehur Elezaj.

Ai tha se vdekja e viktimës është konstatuar në Spitalin e Gjakovës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com