Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në fshatin Bajqinë të Podujevës.

Në mesin e të lënduarve, janë edhe dy ngasësit e automjeteve të përfshira, njëri prej të cilëve është i moshës së mitur.

Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, përcjell Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume