“Është vetëm një përpjekje shterpe, për të mos thënë e dëshpëruar, e dy ish-kundërshtarëve të ashpër politik për të bërë një manovër të re në skenën politike të Maqedonisë”, kështu e vlerëson politikologo Bllagojçe Atanasoski, rikthimin e “dashurisë” mes Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit, gjegjësisht marrëveshjen e tyre të bashkëpunimit.
Bllagojçe Atanasoski
“Është interesante se kundërshtarët më të mëdhenj politikë në bllokun politik shqiptar në Maqedoni, krerët e BESA-s dhe Alternativës, Bilal Kasami dhe Afrim Gashi, ranë dakord në emër të interesit politik që të veprojnë së bashku. Kujtojmë, Alternativa lindi me përjashtimin e Gashit nga partia BESA pas ndarjes së brendshme partiake me kryetarin e atëhershëm dhe aktual Kasami. Kjo është vetëm një përpjekje shterpe, për të mos thënë e dëshpëruar, e ish-kundërshtarëve të ashpër politik për të bërë një manovër rë re në skenën politike”, deklaroi Atanasoski për Indeks.mk
Gazetari dhe njohësi i zhvillmeve politike në vend, Zoran Bojarovski thotë se ka qenë mjaft e pritshme deklarata e bashkëpunimit e nënshkruar nga Biljal Kasami dhe Afrim Gashi në emër të partive të tyre Lëvizja Besa dhe Alternativa.
Zoran Bojarovski
Sipas tij, nëse nuk e bënin këtë hap atëherë, këto parti që tani veprojnë si opozitë do ta kishin dënuar veten me izolim, veçanërisht pasi BDI-ja konsolidoi radhët e saj pas përpjekjes së dështuar të “Grupit të zjarrit” për të bërë turbulencë nga brenda.
“Deklarata si formë, nëse mbetet e tillë, nuk do të mjaftojë për një ndikim më serioz në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, nëse nuk bëjnë hapin tjetër logjik, që është të bëjnë koalicion me partitë në bllokun shqiptar që ende veprojnë ose kanë ndikim minimal politik. Vetëm një front i tillë i bashkuar dhe i homogjenizuar i partive opozitare të shqiptarëve mund të luajë një rol më serioz dhe të jetë një faktor që do të sjellë ndryshime në skenën politike ku veprojnë partitë e shqiptarëve. Edhe pse Marrëveshja e majit e vitit 2007, kur u vendos që vetëm partitë fituese në bllokun maqedonas dhe shqiptar të formojnë qeverinë, nuk është një ‘libër i shenjtë’, kjo është sfida më e madhe për çdo parti shqiptare që pretendon të ‘shfronizojë’ BDI-në”, deklaroi Bojarovski për Indeks.mk