Është anuluar aktiviteti i Ditës së Vizitorëve të Shquar i paraparë për sot në Gjakovë në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se ky anulim vjen për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit.

Kujtojmë se në këtë aktivitet ishte paraparë të merrnin pjesë edhe presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume