Gjatë ditës së sotme (12 maj 2023), zyrtarët policorë të SPB Manastir kanë arrestuar shtetasin me iniciale D.T.(64) nga Prilep. Gjatë bastisjes së banesës së tij dhe objekteve të tjera në pronësi të personit në fjalë, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë 7,65 mm pa lejë, si dhe 45 copë fishekë 7,65 mm.
Personit është shoqëruar në stacionin policor dhe dhe kundër tij do të bëhet kallëzim penal përkatës në bazë të nenit 396 të Kodit Penal të RMV-së.