Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se raundi i fundit i dialogut në Bruksel konfirmoi siç tha ai “të gjithë frikën e Beogradit dhe deklaratat që zyrtarët serbë kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve se Prishtina absolutisht nuk dëshiron të zbatojë të gjitha ujditë e arritura, por edhe marrëveshjet e fundit si ajo e Ohrit.

Daçiq mes tjerash tha për RTS se në takimin e mbrëmshëm sipas tij ka munguar bashkëpunimi i Kurtit, i cili ishte arsyetimi për votën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai shtoi se është i interesuar se çfarë do të ndodhë me atë procedurë tani nëse Kosova thotë se nuk do të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, transmeton Klankosova.tv.

Në takimin e mbrëmshëm mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, palët u dakorduan për deklaratën e personave të pagjetur, ndërsa nuk arritën pajtueshmëri rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume