Anëtari i kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët (ASH) – Ferdi Shabani ka marrë sot zyrtarisht detyrën e drejtorit në Inspektoratin për Vetqeverisje Lokale, informon PRESSonline.al

“Sot pranova detyrën e Drejtorit në Inspektoratin për Vetqeverisje Lokale, falenderoj nga zemra ish drejtorin Afrim Qoku për mikë-pritjen e tij. Detyrën publike e pranoj si obligim dhe përgjegjësi të madhe e asnjëherë si privilegj, ngase, ne jemi të caktuar në pozita të ndryshme mbi të gjitha për t’iu shërbyer qytetarëve me aq sa mundemi. Falenderoj strukturat e ASH-së, me në krye Arben Taravari për besimin e dhënë, duke u zotuar se me të gjithë kapacitetet e mia të njëjtin do ta arsyetoj me punë e rezultate konkrete. Dalshim faqe-bardh me ndihmën e Zotit”, ka njoftuar Shabani nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Ferdi Shabani në postin e drejtorit në Inspektoratin për Vetqeverisje Lokale vjen me propozim të degës së ASH-së në Karshiakë – Shkupit, komuna e Studeniçanit.(PRESSonline.al)

Artikulli i mëparshëmStudimi: Dy herë në javë aktivitet fizik mban larg depresionin
Artikulli tjetër Samsung ndalon përdorimin e mjeteve AI në vendin e punës
Marrëveshja e Ohrit, Buxhovi: Kosova implementimin ta kushtëzojë me kushtetutshmërinë e saj!
Mariçiq – Rosval: Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë në rrugën evropiane
Në tregjet e Tetovës nuk ka fasule as për ilaçe, nuk ka as të importuara nga Bangladeshi e Pakistani!
Talat Xhaferi politikani me pagën më të madhe në Maqedoni
Shumë objekte banimi në Tetovë mund të mbeten pa u legalizuar, kjo është arsyeja
Riker: SHBA-të kanë investuar në reforma – duam rezultate!