Dteaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me arrestimin e Milena Derajt, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë, e cila akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Përmes mashtrimit, e reja i kishte marrë disa personave shuma të mëdha eurosh. Rasti i parë bën fjalë për një shumë që Deraj ka marrë, konkretisht 340 mijë euro, ku një pjesë të tyre, ajo e ka përdorur për të investuar për një shtëpi në Salari në Tepelenës.

Ndërkohë, shtetases Elira Shyti pretendohet se Deraj i ka marrë 250 mijë euro, me prentendimin se do t’i investonte në bono thesari dhe se do të përfitonte shuma të larta me interesa. Por mësohet se ish-punonjësja e BSH-së i ka kthyer vetëm 5 mijë euro Shytit.

Kujtojmë se gjykata e Tiranës caktoi masën ‘arrest me burg’ për Derajn, e cila deklaroi në sallën e gjyqit se ishte marrë peng dhe kërcënuar nga 4 banda.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com