Inspektorët e Sektorit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë së doganave në dy hetime të veçanta të kryera më 18 dhe 19.5.2023, kanë konfiskuar 200 copë puro luksoze dhe 220 kilogramë duhan në vlerë të përgjithshme prej 1.200.000 denarë.

Me këtë rast është penguar tentimi për lëshimin e mallrave të akcizës në qarkullim të lirë, për të cilin është shmangur pagesa e taksave prej gjithsej 970.000 denarë.

Në rastin e parë janë sekuestruar puro të markës “Cohiba” dhe “Trinidad”, të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit të një autobusi në pronësi të një kompanie bullgare, i cili operonte në linjën e rregullt Sofje – Shkup – Sofje, në hyrje të vendin në pikën kufitare Deve Bair. Purot u gjetën në një frigorifer të vogël ku ishin të fshehura në dy qese plastike të zeza.

Në rastin e dytë, bëhet fjalë për një hetim të kryer në disa lokacione në Shkup, gjatë të cilit janë konfiskuar 220 kilogramë duhan i prerë, pa pulla akcize, përkatësisht për të nuk është paguar akciza.

Kallëzimet përkatëse penale do t’i dërgohen Prokurorive Themelore Publike kompetente.