E tmershme/ Qentë endacak sulmojnë një vajzë tē vogël në Tetovë, të bërtiturat deri në kupë të qiellit (VIDEO)
Britma të dhimbshme të një vajze dëgjohen deri në qiell .Ajo mund ta pësonte edhe më keq nëse nuk do ishin disa shpëtimtarë të saj aty afër.
Një zë i trishtë vajze që ikën dhe pastaj rrëzohet nga kafshimi i qenve të tërbuar numri i të cilëve rritet frikshëm çdo ditë . Kjo tregon gjendjen e tmerrshme të Tetovës për këtë çështje që po bëhet e frikshme me qentë endacakë dhe që autoritetet përgjegjëse të Komunës vazhdojnë të qëndrojnë indiferent edhe përkundër shumë premtimeve elektorale në zgjedhjet e fundit lokale se do t’i japin fund këtij problemi . Qytetarët secilën ditë e nisin me ankth.Për të shkuar në punë duhet të kalojnë shumë “punkte”qensh që mund t’u vërsulen në çdo çast.
Akoma më keq është për fëmijët që mund të bëhen viktima në vajtje -ardhjet në shkollë. Qytetarët thonë se ky është një problem që duhet t’a zgjidhë urgjentisht Komuna sa nuk është vonë ndërsa komuna fajin tash d hedh gjetkë me deklarata plot justifikime sikur problemi nuk është i tyre.
Vajza në videon e Tetovasot kësaj rradhe pati fatin e mirë sepse mund t’a pësonte shumë më keq por në Tetovë tashmë nuk është askush i sigurtë nga turmat e qenve që kanë zaptuar çdo rrugë,çdo lagje.TS