Presidenti i rizgjedhur Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka hyrë mes tensioneve kosovare-serbe, për ta qetësuar situatën.
Ai, në një bisedë telefonike ka kërkuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar që palët të ulen në tavolinë për të gjetur zgjidhje.
“Gjatë thirrjeve ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në një njoftim të Presidencës turke.
Sipas njoftimit, Presidenti Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të bëjë çfarëdo kontributi për procesin e dialogut.
President @RTErdogan spoke by phone with President Aleksandar Vučić of Serbia and Prime Minister Albin Kurti of Kosovo.
President Vučić of Serbia and Prime Minister Kurti of Kosovo congratulated President Erdoğan on his reelection.
During the calls where the bilateral relations…
— Presidency of the Republic of Türkiye (@trpresidency) May 31, 2023