Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur edhe në komunën e Zveçanit, pas tensioneve të djeshme, ku u vendos kryetari i ri, Ilir Peci, me asistimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme janë larguar flamujt e Serbisë, e është vendosur ai i Kosovës.

Ndryshe në komunat e tjera, në Leposaviq dhe Zubin Potok, që nga dje është vendosur flamuri i Kosovës.