Britma të dhimbshme të një studente duke shkuar në universitet u dëgjuan deri në qiell. Ajo mund ta pësonte edhe më keq nëse nuk do ishin disa shpëtimtarë të saj aty afër.

Një zë i trishtë I një vajze që ikën dhe pastaj rrëzohet nga sulmi  i qenve të tërbuar numri i të cilëve rritet frikshëm çdo ditë. Kjo tregon gjendjen e tmerrshme të Tetovës për këtë çështje që po bëhet e frikshme me qentë endacakë dhe që autoritetet përgjegjëse të Komunës vazhdojnë të qëndrojnë indiferent edhe përkundër shumë premtimeve elektorale në zgjedhjet e fundit lokale se do t’i japin fund këtij problemi.

Pas kësaj ngjarje të trishtueshme, studentja D.I nga Kumanova që studion në Tetovë, flet hapur për portalin TS se si ka ndodhur sulmi i qenëve endacak drejtë saj e si e shpëtuan qytetarët.

“Jam studente nga Kumanova dhe rrugës për në ligjerata u sulmova nga qentë endacak të Tetovës afër rektoratit të Universitetit. Jam ende me trauma, shqyqyr nuk arritën të më kafshojnë por vetëm pantollonat i kam pak të grisura” thotë për TS studentja e Universitetit të Tetovës, D.I.

Ajo shprehet më tej për portalin TetovaSot se kjo ngjajra e saj nuk është hera e pare, pasi në Tetovë ka pasur edhe më herët.

“Kësaj ngjarje ske çka me I shtu më tepër besoj. Kanë ndodh edhe më shum rastje tjera si kjo, komuna është në dijeni dhe nuk merr masa aspak” thotë më tej studentja për TS e cila sot u sulmu nga qentë endacak në Tetovë.

Ajo thotë se ka qenë në spital, por atje I kanë thënë se nuk duhet të bëjë shumë panik.

“ Isha edhe në kontroll tek emergjenca e spitalit të Tetovës, kisha nevoj nga panika dhe trauma e përjetuar, kurse “NDIHMA E MJEKVE” ishte edhe më keq se ngjarja!!!! nuk merresh parasysh, disa herë me tha një motër MAQEDONASE që shko tek mjeku amë në qytetin tënd prej nga vjen e jo ne Tetovë, meqë vetëm studiojë këtu dhe jetojë nëe qytet tjetër” shton më tej studentja për TS.

“Pas një ore isha prap me familjarët përderisa skryta punë, motra maqedonase insistojke që nuk isha fare për vizit dhe se kështu është mjeksia kudo në Maqedoni!!! Pas nji kohe filluan ta justifikonin motrën medicinale se ka mund ndodhe nje keqkuptim nga mosha qe ka e arsyje koti” vazhdon studentja të sqaroj për vizitën e saj në spital pas sulmit nga qentë endacak.

Ajo sqaron opinion se ai që ka bërë videon ska pasur mundësinë për të ndihmuar se ka qenë largë.

“Nuk duhet gjykuar për videon e bërë, ka qenë larg ngjarjes dhe skishte mundësi për ndihmë, por mjafton kjo video ku po tregon shumë për vendin tone” thotë në fund për TS studentja nga Kumanova  e cila u sulmu nga qentë endacak në Tetovë duke shkuar në ligjerata.

Ndryshe ditëve të fundit në Tetovë ka një numër të madh të qenëve endacak ku komuna është afër kolapsit për këtë problematikë e cila asesi nuk mund të zgjidhet. /TS/