Një shenjë rrugore në Luginë të Preshevës, ku tregon drejtimin për Preshevë, ka mbetur vetëm në gjuhën serbe “Preševo”. Shkrimi “Preshevë” është fshirë.

Për këtë ka reaguar Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, njofton Klankosova.tv.

Ai ka thënë se është njoftuar nga qytetar që mbishkrimi i shenjës së komunikacionit në gjuhën shqipe është fshirë. Për këtë, Lutfiu ka thënë se ka njoftuar “menjëherë organet kompetente dhe më premtuan se do ta përmirësojnë shumë shpejtë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume