Universiteti “Nëna Terezë” nga sot është pronar i objekteve në ish kazermën “Ilinden”.

“Sot edhe zyrtarisht në seancë të Qeverisë ia kaluam Universitetit “Nënë Tereza” pronësinë e disa prej objekteve në ish kazermën “Ilinden”, ku së shpejti do të vendoset kampusi universitar.

Aktualisht në objektet në fjalë po zhvillohet punime për adaptimin dhe pajisjen e tyre për nevojat e kuadrit mësimor – shkencor dhe studentët, për çka Qeveria ka ndarë mjete përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, ka njoftuar zv.kryeministri i parë, Artan Grubi.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume