Në pikën kufitare “Tabanoc”, dje në orën 12:30 nëpunës policor nga stacioni policor për pikën kufitare dhe mbikëqyrje kufitare “Tabanoc”, kanë privuar nga liria N.K (65) nga Republika e Greqisë dhe H.F.M. (46) nga Austria.

Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve “Mercedes” me targa të Austrisë e cila drejtohej nga N.K., ndërsa shoqërues ka qenë edhe H.F.M., është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, epruveta të lëngut ngjyrë kafe dhe gjësende të tjera.

ersonat i janë dorëzuar nëpunësve policor nga Njësia për trafikim të paligjshëm të drogës pranë SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume