Këshilli gjyqësor (KGJ) funksionin në mënyrë të ligjshme dhe në pajtim me kompetencat e dhëna në Ligjin për Këshillin gjyqësor, kjo u konkludua në kolegiumin e sotëm të punës në të cilin janë hedhur poshtë si të pabaza pohimet e ambasadorit holandez, Dirk Jan Kop se kryetari i ri i KSH-së është zgjedhur në procedurë jolegjitime dhe prandaj pezullohet projekti katërvjeçar i financuar nga ky vend.

“Anëtarët potencojnë se njeriu i parë i KGJ-së është zgjehdur në mbledhje me numrin e nevojshëm të votave të caktuara në Ligjin për KGJRMV-së. Këshilli u bëri thirrje kompetentëve t’i shqyrtojnë të gjitha dyshimet për korrupsion, ndërsa njëherit përkujtojnë se Gjykata supreme plotësisht dhe në procedurë ligjore i kontrollon të gjitha vendimet e miratuara për kontroll për përgjegjësinë e gjykatësve para Këshillit ankues”, ceket në kumteësn nga kolegiumi i punës i anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

Projekti holandez, siç u cek në kumtesë, zgjatë katër vite dhe përbëhet nga tre komponente: efikasitet, llogaridhënie, transparencë dhe bashkëpunim rajonal dhe për momentin ndodhet në vitin e tretë projektues.

Ambasadori Kop dje në intervistën e së dielës për Radio Evropën e Lirë kumtoi se Holanda e ka pezulluar projektin lidhur me Këshillin gjyqësor, i cili, siç tha, u bë trup jolegjitim.

I pyetur për gjendjen e sistemit të jurisprudencës, ambasadori holandez tha se kjo është çështje qendrore, të cilën Holanda e ndjek me kujdes.

“Ajo është pjesë e kapitullit ‘bazat’ që hapet i pari dhe mbyllet i fundit dhe do të mbetet në rëndësi të lartë të tërë procesit. Por, ajo që ne përkundrazi e shohim është se të gjitha rastet e PSP-së, një nga një po fundosen, ndërkaq që ky është një zhvillim mjaft i keq, kurse tani e kemie dhe rastin me Këshillin gjyqësor i cili në të vërtetë u bë trup jolegjitim. Kjo është mjaft serioze dhe e dhimbshme për t’u parë. Dhe për shkak të atij precedenti, Holanda tani e pezulloi një projekt të madh lidhur me Këshillin gjyqësor. Situata është mjaft serioze”, deklarpo Kop.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume