Misioni i KFOR-it në Kosovë, e ka cilësuar si të dhunshme hyrjen e tre kryetarëve në ndërtesat e komunave.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në reagimin e FKOR thuhet se kjo është situatë është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejmë të tensioneve.

“KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në Komunat në veri të Kosovës ku janë shkaktuar një sërë përplasjesh nga hyrja e dhunshme e kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat e komunave. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.”

“KFOR-i dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë”.

“Koordinimi midis të gjithë akterëve është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com