Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke folur për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D tha se bëhet fjalë për projektin më të madh infrastrukturor të Maqedonisë së Veriut.

“Ky projekt është miratuar në bazë të ligjeve, në përputhje me ligjet, deputetët kanë zgjedhur që korridoret 8 dhe 10D, ta ndërtojë konsorciumi më i madh “Behtel dhe Enka”. Procedura është respektuar nëpërmjet komitetit drejtues, dhe gjitha procedurave. Bëhet fjalë për një projekt me gjitha fazat se si duhet. Ky është edhe mesazhi i ambasadores amerikane”, tha Kovaçevski.