Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër në Klubin e deputetëve do të mbajë takim me partnerët e koalicionit qeveritar.

Siç mëson Indeks.mk, në takim do të bisedohet për aktualitetin politik në vend, ndryshimet kushtetuese dhe procesin eurointegrues të vendit.

Nga BDI për Indeks.mk konfirmojnë pjesëmarrjen e liderit Ali Ahmeti. Nga kjo parti thonë se momenti politik në të cilin ndodhet vendi kërkon dialog politik me qëllim që vendi të ecë pa pengesa në rrugën e saj drejt BE-së.

Në vigjilje të takimit të nesërm, sonte mbledhje do të mbajnë Këshilli Qendror dhe Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume