Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ua uron Ditën Botërore të Lirisë së Mediave të gjithë gazetarëve profesionistë që kontribuojnë në demokratizimin e shoqërisë.
Në vazhdim ua përcjellim mesazhin e Kryeministrit Kovaçevski, për nder të ditës së sotme.
“Ua uroj ditën e sotme Botërore të Lirisë së Mediave, në të cilën të gjithë morëm konfirmimin e një tjetër suksesi dhe konfirmimin se jemi në rrugën e duhur evropiane.
Maqedonia e Veriut shënon përparim të ri në lirinë e mediave dhe në Raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare “Raportues pa Kufij” renditet në vendin e 38-të nga gjithsej 180 vende në botë!
Në vitin 2016, vendi ishte në vendin e 118, nga gjithsej 180 vende.
Kjo është dëshmi në vepër e aspiratave demokratike dhe evropiane të Qeverisë dhe po-së sonë kategorike – për lirinë e fjalës dhe pavarësinë e mediave!
Ne shohim partnerë në shoqatat e mediatike dhe vazhdojmë të punojmë së bashku drejt avancimit të mëtejshëm të lirive të medias, siç vepruam me Ligjin e miratuar për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, i cili garanton lirinë e shprehjes, dhe me ndryshimet në Kodin Penal, me të cilin sulmi ndaj punonjësve mediatik trajtohet si sulm ndaj një personi zyrtar.
Si vend që ka nisur bisedimet me BE-në, në kuadër të procesit të negociatave ne tashmë jemi duke harmonizuar rregulloret, të udhëhequr nga praktikat e mira evropiane, për cilësi, mbrojtje dhe profesionalizëm në sferën mediatike.
Bëj thirrje gjithashtu për një luftë të përbashkët partneriteti kundër dezinformatave, në emër të së drejtës së qytetarëve për të ditur të vërtetën.
Liria e shprehjes është shtytësi i të gjitha të drejtave të tjera të njeriut! Ai mundëson dialogun, ndërton mirëkuptimin dhe rrit njohuritë e publikut, kontribuon në natyrën analitike të vendimeve që marrim dhe shpie në politika më të mira”.