Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur sot drejt Brukselit, ku të martën do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Bashkë me Kurtin duke u akomoduar në ulëset e tyre në aeroplan është parë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, raporton KP.

Në takimin e nesërm të dialogut pritet të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit dhe do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume