Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka komentuar idenë e “Ballkanit të Hapur”, për të cilën tha se gjithçka që vjen nga rajoni është e mirë.

Ai foli edhe për çështjen e pranimit të Bosnjë dhe Hercegovinës në BE, ku shtoi se nuk është realiste të ulen kriteret për këtë.

“Unë shoh një zgjidhje në faktin se Bosnja dhe vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin janë gjithnjë e më shumë të pranishme në BE, megjithëse nuk do të merrnin pjesë në vendimmarrje. Ata janë të pranishëm në diskutime dhe se të gjithë janë mësuar me praninë e tyre, dhe se tregu i përbashkët i BE-së është i hapur”, tha Lajçak dhe konstatoi se kjo de facto do t’i futë të gjitha vendet kandidate në hapësirën evropiane, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova vazhdon të jetë kategorikisht kundër nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume