“Problemet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut janë varfëria, standardi i ulët i jetesës, korrupsioni dhe krimi”. Kështu tha në fjalën e saj ambasadorja suedeze në vend Ami Larson Jain, në panelin e PFD2023 me titull “Rruga drejt vitit 2030”, informon PRESSonline.al

“Korrupsioni është gërryes për shoqërinë, dobëson demokracinë duke minuar besimin tek institucionet, kërcënon funksionimin e institucioneve demokratike, deformon konkurrencën ekonomike, qytetarët dhe bizneset humbasin si dhe shoqëria në tërësi”, tha Larson Jain.

Nga kjo, siç tha ajo, del se lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë vlera themelore që duhen respektuar për t’u anëtarësuar në BE.

“Maqedonia e Veriut e filloi mirë procesin e shqyrtimit me një ekip profesional që bëri një hap të rëndësishëm, po ashtu të gjitha partitë kryesore politike pohojnë se integrimi evropian është qëllim strategjik i shtetit, ky është një fillim i mbarë. Dialogu kërkon një konsensus real politik për integrimin në BE”, theksoi ambasadorja, përcjell PRESSonline.al.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume