Ditë më parë portali TS raportoi se në Spitalin Klinik të Tetovës, një 16 vjeçare e komunitetit rom lindi bineq duke shkaktuar edhe shqetësime te shumë familje në Tetovë që ky fenomen vazhdon të rritet për shkak se mungon edukimi seksual në shkolla, ku shumë të reja ngelin shtatzënë pa dijeninë e tyre.
Në lidhje me këto probleme dhe lindjeve të të miturave apo thënë ndryshe te vajzat adoleshente, portali TS ka biseduar me udhëheqësen e Ginekologjisë së Tetovës, Merale Rexhepi e cila shprehi gatishmëri për të bashkëpunuar me këta adoleshente që kanë probleme gjatë shtatzaninsë si në aspektin shëndetësor po edhe në aspektin psikologjik e social.
Ajo u shpreh se këto raste të shtatzanisë së hershme apo shtatzani te adoleshentet janë shtatzani të rrezikuara për shkak moshës edhe pse në Spitalin Klinik të Tetovës ka pasur kështu raste të lindjeve të hershme, por trajtimi i tyre ka qenë me lejen e prindërve dhe organeve komptente si policia dhe Enti për punë sociale që merret me këto raste.
Nga ana tjetër, ginekologia Rexhepi ju bëri apel vajzave të reja pavarësisht moshës dhe gjendjes së tyre duhet që të konsultohen me mjekët amë ginekolog për shtatzanitë e tilla apo shtatzani te hershme tek adoleshentet.
Sa i përket uljes së besueshmërisë në Spitalin e Tetovës, gjegjësisht shtatzanave, Rexhepi apeloi te të gjithë qytetaret gjegjësisht tek nënat që të mos enden në spitalet e Shkupit apo ato private le të drejtohen në Spitalin Klinik të Tetovës, pasi reparti ginekologjik i plotëson të gjitha kushtet e mundshme dhe ka një staf të mrekullueshëm të mjekëve për trajtime sa më të mira të nënave dhe fëmijëve të posalindur./TS/