Qeveria e Malit të Zi ka vendosur ta shpallë 7 majin ditë zie, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit në Serbi.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Kjo u bë e ditur nga Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Mali i Zi është me Serbinë dhe qytetarët e vet në këto momente të vështira e tragjike. U shprehim ngushëllime familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejt e të lehtë të lënduarve. Me këtë rast, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur ta shpallë të dielën, 7 majin, ditë zie në gjithë shtetin”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Një 13-vjeçar vrau ditë më parë tetë nxënës dhe një rojë të shkollës në Beograd, ndërsa në një sulm tjetër në Mladenovac u vranë edhe tetë persona të tjerë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com