Një vajzë, shtetase e Shqipërisë, është përleshur fizikisht me nënën e saj.
Ajo ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Mitrovicë.
Të dyjave iu është ofruar tretman mjekësor, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klankosova.tv
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.