Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot informoi se MPB-ja në koordinim me Ambasadën e SHBA-së ka zbatuar stërvitjen taktikë “Mjellma 2023”, që, siç theksoi, paraqet edhe një vërtetim si për miqësinë dhe patneritetin e ndërsjelë, ashtu edhe për kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO-Aleancën më të fuqishme politikë dhe të sigurisë.

“E çmojmë fuqishëm mbështetjen, të cilën partneri ynë strategjik SHBA-ja na japin përmes Ambasadës amerikane në të gjitha proceset që do të thonë shtet i sigurt dhe i avanvuar, sidomos në proceset eurointegruese.

Me këtë partneritet, me vendimet nkurajuese shtetërore, me të cilat e kemi mbrojtur identitetin nacional edhe me politikat funksionale të dialogur dhe mirëkuptimit, sot Republika e Maqedonisë së Veriut është faktor i stabilitetit dhe i sigurisë në rajon dhe Evropë, shktoi Spasovski në postimin në Fejsbuk.

Ai theksoi se miqësia me SHBA-në është garanci për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, por edhe të rajonit.

“Aq më tepër që reflekton edhe bashkëpunimin e intensifikuar ekonomik dhe interesin e madh për të investuar në vend. Falë ambasadores amerikane, Angela Ageler, për mbështetjen e vazhdueshme në bashkëpunimin e ndërsjellë, për të cilin siguroj se do të vazhdojë me të njëjtin intensitet”, shtoi Spasovski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume