“Ka interesim të madh që qytetarët të kthehen në ferma, ndërsa të rinjtë në fshat.” Kështu deklaroi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski në emisionin “10MINUTA” në TV21, ku stheksoi se shteti ka marrë masa që i kanë motivuar qytetarët të kthehen në ferma, ndërsa të rinjtë të investojnë në fshatra dhe në agroturizëm.
“Ka interesim të madh për zhvillimin e fshatrave dhe zhvillimin e bizneseve në të cilat kemi masa për të cilat qytetarët mund të aplikojnë për ndërtimin e restoranteve të vogla, hoteleve të vogla, agroturizmeve … Ka interesim të madh për këtë, “, tha Nikolovski.