Nisi me punë bursa e parë e Maqedonisë për energji elektrike/ Bislimvoski: Është ëndërr e bërë realitet
Filloi me punë bursa e parë për energji elektrike në Maqedoninë e Veriut. Kompania MEMO, e cila është kompani simotër e MEPSO-s, në 4 ditët e kaluara ka kryer testimin provë në bursën e parë për tregtimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, ndërsa sot kanë tregtuar rreth 20 tregtarë me energjinë elektrike. Që kompanitë të mund të jenë pjesë e bursës duhet të paguajnë për pjesëmarrje, por edhe
“Jam i lumtur sepse sot kishim një ditë të suksesshme të tregtisë. Dita e tregtimit tregoi se sistemet në të cilët tregtohet janë të njëjta me ato sisteme që përdoren edhe në vendet e Europës perëndimore dhe të njëjtat funksionuan edhe këtu. Tregtimi ishte i suksesshëm, pjesëmarrësit e tregut të gjithë ato që bënë tregti me energji elektrike patën një ditë të suksesshme”- Simon Shutinovski, drejtues i MEMO-s.
“Ëndrra e të gjithë neve që jemi merremi me energjetikë u realizua. Sot filloi me punë bursa e Maqedonisë për energji elektrike, bursë që do të sigurojë platformë për funksionim transparent në tregun e energjisë në vendin tonë. Kjo bursë e Maqedonisë është hap i parë në pjesëmarrjen e mëtutjeshme të Maqedonisë në tregun europian të energjisë elektrike”- deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.