Tenisti serb, Novak Gjokoviq, nuk është penduar për mesazhin nxitës dhe provokimet që bëri dje në French Open, kur shkroi se ”Kosova është zemra e Serbisë”.

Ai në një konferencë për shtyp, tha se mesazhi ‘është më e pakta që mund të kisha bërë. Ndjejë përgjegjësinë si figurë publike, nuk ka rëndësi në cilën fushë jap mbështetje’, citon the guardian, transmeton klankosova.tv.

Kujtojmë që deklaratën nxitëse të tij, e ka dënuar Komiteti Olimpik i Kosovës si dhe Federata e Tenisit të Kosovës po ashtu.

Në reagimet e tyre, theksohej se një gjuhë e tillë, çon edhe më në ngritje të tensioneve mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume