Të shkarkuarit Rijasetit nga Shaqir Fetai dje kanë paditur kreun e BFI-së në Prokurorinë Themelore të Shkupit.

Siç mëson TetovaSot nga anëtarët e Rijasetit të BFI të sistemuar në vende të ndryshme të punës me vendim sipas tyre anti kushtetues të ndërmarur nga Shaqir Fetahu, të njejtit kanë ngritur iniciativë në Prokurorinë Themelore të Shkupit.

I kontaktuar nga TetovaSot, Muhmamer Veseli, drejtor i Agjencisë për Hallall Standard njëherit anëtar i Rijasetit të BFI-së, deklaron se është ngritur iniciativë në Prokurorinë Themelore të Shkupit ndaj pensionistit Shaqir Fetai, duke ofruar dëshmi për veprimtari antiligjore të ndërmarura nga Shaqir Fetai, dhe padyshim se në afat sa më të shkurtë kohor presim që Prokuroria Themelore e Shkupit të ndërmarë masa konrete në këtë drejtim.

Me çrast kërkohet me kërkesë ligjore të posaçme për përcaktimin e masave të kujdesit në bazë të ligjit për procedurë penale, respektivisht përcaktim të masave të ndërmarjes së aktiviteteve të lidhura me veprën penale që ndëshkojnë të drejtat e palëve të dëmtuara dhe veprimet e dëmit materijal.

Siç thonë të shkarkuarit kreu i BFI tani plotëson kushtet e pensionimit ligjor, dhe vendimet e ndërmara nga ana e tij në kundërshtim me kushtetutën dhe normativën e BFI-së janë padyshim se janë abuzim i tij me institucionin BFI.

Ndryshe ende nuk ka asnjë ndryshim në regjistrin qendor të RMV-së. /TS/