Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka kompetencë të lejojë apo të mos lejojë diçka kur bëhet fjalë për Asociacionin, sepse, sipas tij, kompetencat e saj dhe mënyra se si duhet të formohet janë përcaktuar përmes katër marrëveshjeve të Brukselit nga viti 2013 dhe 2015 dhe se nuk ka vend për arbitraritet.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit se nuk e ka parë draft statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili do të prezantohet në Bruksel, por se beson se dokumenti është dashur t’i paraqitet fillimisht, shkruan Tanjug, përcjell Klankosova.tv

Sipas Petkoviqit, Kurti ose nuk i ka lexuar dokumentet e nënshkruara në Bruksel, ose po bën sikur nuk e kupton se çfarë shkruhej në to.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com