Dy persona janë plagosur mbrëmë me armë zjarri në veri të Mitrovicës, si pasojë e një përleshjeje dhe janë duke u trajtuar në spital.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Burime të KosovaPress-it bënë të ditur se të plagosurit (të nacionalitetit serbë) janë N. V. i njohur me nofkën “Xhoni” nga veriu i Mitrovicës dhe N. I. nga Novi Sadi i Serbisë.

Sipas këtyre burimeve, në përleshjen që ka zgjatur rreth gjysmë ore nëpër rrugët “Sutjeska”, “Vllado Cetkovic”, etj të veriut të Mitrovicës kanë marrë pjesë numër i madh i personave.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se policia ka marrë informatën rreth orës 2:00 dhe se ka thënë se ka dalë menjëherë në vendngjarje.

“Dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri dhe janë dërguar për trajtim në spital. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com