Lideri i Lëvizjes së Qendrës Serbe (SRCE), Zdravko Ponosh, ka vlerësuar se konflikti me KFOR-in është gjëja e fundit që i duhet Serbisë në këtë moment dhe se detyra e Beogradit është që urgjentisht të rivendosë marrëdhëniet e besimit me KFOR-in.

“KFOR-i nuk ka marrë vendim që serbët t’i braktisin institucionet e Kosovës e as të bojkotojnë zgjedhjet”, ka thënë Ponosh në një intervistë për gazetën serbe Nova.

I pyetur për qëndrimin për formimin e qeverisë teknike kalimtare në Serbi, Ponosh ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e sheh atë si tërheqje të siguresës nga mbijetesa e tij në pushtet.

“Përndryshe vetëm Vuçiq ka reaguar me nervozizëm ndaj kërkesës sime për një qeveri tranzicionale. Ai e di se kjo është tërheqje e siguresës nga mbijetesa e tij në pushtet bazuar në parandalimin e zgjedhjeve të rregullta. Qeveria teknike kalimtare duhet të sigurojë një tranzicion paqësor nga arbitrariteti i tij në normalitet, i cili do të fillonte me një organizim të zgjedhjeve të para të rregullta pas vitit 2012”, ka thënë Ponosh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume