Presidenti Pendarovski e ka të qartë situatën…

“Ata as që duan të mendojnë për ndryshimet kushtetuese. Kjo do të thotë vetëm një gjë: Më 1 dhjetor ne vetveten do ta bllokojmë”, tha Stevo Pendarovski.

Ai edhe një herë e shprehu përkrahjen e plotë për ndryshimet kushtetuese e është i bindur se futja e bullgarëve në preambulë nuk cenon ardhmërinë e shtetit. Përkundrazi, sipas tij, bllokada eventuale mund të prodhojë pasoja për ardhmërinë e vendit.

“Fytja e popujve tjerë që jetojnë këtu nuk do rrezikojë sigurinë e Maqedonisë e as ardhmërinë e saj. E kundërta mund të jetë e saktë. Siç nuk e kanë rrezikuar stabilitetin dhe ardhmërinë e Maqedonisë në 20 vitet e kaluara këto shtatë popuj që janë pjesë e preambulës dhe pjesës normative”, tha Stevo Pendarovski.

Presidenti njoftoi se e ka parë tekstin e propozim-amendamenteve dhe sipas tij, nuk cenohet asnjë element shtetëror dhe nuk shkelet deklarata që u soll në Kuvend nga deputetet për mbrojtjen e gjuhës dhe identitetin.

“Jam i njoftuar me amendamentet që do të propozohen, gjegjësisht tekstin e propozim-amendamenteve që nesër do të dorëzohen nga Qeveria tek Kuvendi sepse kisha përfaqësues timin në këtë organ. Këshilltari im për çështje juridike, profesori Aleksandar Spasov dhe mendoj që nga shkronja e parë deri tek ajo e fundit të kësaj iniciative, mendoj që mbesim në suaza të asaj që Kuvendi e kërkoi nga ne para një viti”, tha Stevo Pendarovski.

Presidenti Pendarovski informoi se do ti nënshkruaj të gjitha ligjet që u votuan në paket në Kuvend e që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D. Ekipi i tij juridik nuk ka parë asnjë element që është në kundërshtim me kushtetutën, e në këto ligje askund nuk figuron se do të duhet të punohet 60 orë në javë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume