Qytetarët të denoncojnë dhunën në shkolla, institucionet veprojnë pas çdo raportimi
Institucionet e sistemit veprojnë për çdo raportim të dhunës së bashkëmoshatarëve apo sjelljeve devijuese në shkolla. Shteti ka zhvilluar mekanizëm që përbëhet nga një sërë ligjesh,
Shteti ka zhvilluar mekanizëm që përbëhet nga një sërë ligjesh, masa projektuese dhe aktivitetet për zbulimin dhe trajtimin e dhunës së bashkëmoshatarëve. Qytetarët duhet të inkurajohen të denoncojnë çdo formë dhune mes të rinjve në objektet shkollore, si dhe jashtë tyre, por edhe të jenë të bindur se për çdo denoncim do të ketë rezultat përkatës.
Konfirmim për këtë është rasti i sjelljes devijuese të nxënësit në shkollën fillore Braqa Milladinovcinë Komunën e Aerodromit, ku ka qenë i mbikëqyrur gjatë orëve të mësimit. Është marrë vendim, punonjësit e shërbimit profesional në shkollë do të ndjekin mësimin dhe do t’i ofrojnë mbështetje kuadrit mësimor në punën me nxënësin, por edhe do të punojnë drejtpërdrejt me nxënësin në drejtim të ngritjes së përqendrimit në mësim dhe të krijojë marrëdhënie më të mirë me shokët e klasës.
Është e qartë se sistemi arsimor ka rol parësor në formimin e të rinjve si individë që duhet të pranojnë dhe zbatojnë vlerat dhe normat reale njerëzore, etike dhe morale. Por se ç’farë gjenerata do të krijojmë nuk varet vetëm nga kuadri mësimor dhe shërbimet profesionale në shkolla. Është përgjegjësi e të gjithë faktorëve shoqërorë.