Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka publikuar të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e ka renditur Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Evropë sa i takon rritjes turistike.

Sipas Ramës, këto të dhëna tregojnë rritje të pandalshme të turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për sezonin veror, por përgjatë gjithë vitit.

“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakolare të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Evropë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Facebook.

Rama tutje ka thënë se këto të dhëna paralajmërojnë edhe një sezon fantastik veror.

" "

Ndryshe, vendet më të preferuarat në Shqipëri në këtë sezon veror për turistët si vendas edhe të huaj mbeten Thethi e Valbona. Nga agjencitë turistike një interesim i madh është vërejtur edhe për turet ditore të cilat lidhen më së shumti me kulturën dhe historinë.